Google ADS

Vazhdon të ketë kolona të gjata në Merdarë për të dalë nga Kosova

14:07 | 5 Janar 2025
E.G

Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, në Merdarë vazhdon të jetë më e ngarkuara, shkruan Arbresh.info.

Kolona aty vazhdon të jetë tre kilometra, dhe pritjet janë gati deri në katër orë.

Ndërsa dy orë e gjysmë janë pritjet te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ndërsa në hyrje të Kosovës përmes kësaj pike, gjysmë ore.

Edhe Muçibaba dhe Mutivoda janë të ngarkuara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme