Nga ora 10:00, vazhdon seanca konstituive, pavarësisht thirrjeve të koalicionit të ashtuquajtur PAN, që kjo seancë të mbahet në fund të kësaj jave, pas një konsulte të propozuar të mbahet të mërkurën, shkruan arbresh.info.
Të premten, Kuvendi i Kosovës njoftoi për vazhdimin e seancës konstituive, me të vetmën pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetrit dhe nënkryetarëve.
Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR kanë paralajmëruar ngjarje të reja sa i përket konstituimit të legjislaturës së gjashtë.
Në këtë seancës, sikurse javën e kaluar, nuk do të marrin pjesë deputetët e PAN-it, dhe ata të minoriteteve, shkruan arbresh.info.
Këta të fundit kanë shprehur qëndrimin pozitiv në mbështetje të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por ende nuk dihet nëse të njejtit do të votojnë edhe një qeveri në krye me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Një ditë më parë, shtetet e QUINT-it kanë shprehur brengosjen për situatën politike në Kosovë.
“Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë,” thuhet në deklaratën e tyre.
Sipas tyre, qytetarët e Kosovës merritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida.
Ata vlerësojnë se është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t’i krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.
“Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete.”
Një parim primarë dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës sipas diplomatëve të huaj, duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...