Google ADS

Vazhdon sot dita e gjashtë e fushatës zgjedhore

07:55 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Partitë politike vazhdojnë sot ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kjo është agjenda e ditës së sotme të disa partive:

– Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, takohet me përfaqësueset e shoqatave te grave, i pranishëm do të jetë kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencën për medie për të diskutuar problemet dhe brengat e qytetarëve të Prishtinës. (Sheshi Skënderbeu, pranë ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

– Dega e NISMA për Kosovën në Klinë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

– Dega e NISMA për Kosovën në Istog do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Restaurant Freskia në Istog, ora 15:00)

– Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, do të takohen me qytetarë në qendër të Podujevës. (Podujevë, ora 15:00)

– Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryetar për Podujevës, Hajredin Hyseni, do ta vizitojnë Fabrikën e Tekstilit “SSprint” në fshatin Letanc. (Letanc, ora 16:30)

– Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin zgjedhor në qytetin e Vitisë, marrin pjesë kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, deputetja Shqipe Pantina dhe kandidati për kryetar të Vitisë, Salih Salihu. (Restaurant Lindi në Viti, ora 17:00)

– Dega e NISMA për Kosovën në Pejë do të bëj hapjen e fushatës zgjedhore. (Restaurant Universi në Pejë, ora 17:30)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Pejë, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Hotel Dukagjini, ora 18:00)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me fermerë të Pejës, merr pjesë Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restoran Koha 3, ora 19:00)

– Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës të Prizrenit Dr. Hatim Baxhaku shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Kompleksi Lidhja e Prizrenit, ora 19:30)

– Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Hotel Palace, ora 19:30)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme