Viti i ri shkollor në Kosovë do të fillojë sipas planifikimeve, të hënën më 3 shtator (e hënë) kështu ka deklaruar Zyrtari për Informim pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.
Por, materiali mësimor librat për nxënësit e klasave të para deri në të nëntën nuk janë dorëzuar akoma në të gjitha shkollat e vendit, fillimisht në Drejtoritë e Arsimit në komunat përkatëse për t’u shpërndarë më pas te nxënësit.
Për këtë, zëdhënësi Gashi ka thënë se procesi i shpërndarjes veçse ka filluar dhe do të vazhdojë në të gjitha lokacionet.
“Procesi është në implementim e sipër dhe shpërndarja ka filluar në disa qytete të Kosovës. Varësisht lokacioneve mund të ketë vonesa, por këto ditë do të vazhdojë shpërndarja dhe do të ”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Valmir Gashi nga MASHT-i ka shtuar se nuk do të ketë mungesa të librave dhe sasisë së kërkuar nga drejtoritë e arsimit.
“Sa i përket sasisë është konformë kërkesave dhe numrit të nxënësve dhe gjithçka është gati për fillimin e ri shkollor. Kemi kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit të njoftojnë për gjendjen e shkollave dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe disa nga to kanë raportuar se gjithçka është gati. Ndërsa, disa të tjera akoma nuk kanë njoftuar, porse presim konfirmimin e tyre”, ka përfunduar Gashi.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...