Vazhdon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

07:17 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Sot do të vazhdojë seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të akuzuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur, se seanca do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 10.00.

Në seancën e kauar gjyqësore të mbajtur më 22 gusht, gjashtë dëshmitarë të rastit kanë rrëfyer atë që thonë ta kenë parë në ato momente. Deri kohën e paraqitjes së dëshmitarëve, seanca kishte qenë e hapur për publikun, por me paraqitjen e tyre ajo ishte e mbyllur për publikun dhe mediat me kërkesë të tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme