Vazhdon rinovimi i objektit ikonik, ish- Gërmia/ Rama: Do ta transformojë kryeqytetin

08:59 | 1 Nëntor 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është duke vazhduar rinovimi i objektit ikonik, ish-Germia.
Rama ka thënë se transformimi i një hapësire të braktisur në një ambient për artin bashkëkohor jo vetëm që ngrit imazhin e vendit.

“Po vazhdon rinovimi i objektit ikonik, ish-Germia. Transformimi i një hapësire të braktisur në një ambient për artin bashkëkohor jo vetëm që ngrit imazhin e vendit, por gjithashtu ofron mundësi për artistët që të shprehin artin e tyre dhe të krijojnë lidhje me publikun”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, duke mbështetur artistët vendorë dhe ndërkombëtarë, krijohet një dialog kulturor i pasur që kontribon në zhvillimin e skenës artistike të kryeqytetit./Arbresh.info/

Të ngjashme