Takimi i radhës në kuadër të punës dhe angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe vet ministres, Albulena Haxhiu, u mbajt sot me Grupin Punues për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme sa i përket projekt- Kodit të Procedurës Penale.
Ministrja Haxhiu duke folur për rëndësinë e projekt Kodit të Procedurës Penale, në fjalimin hyrës, ka vlerësuar angazhimin e anëtarëve të këtij grupi dhe kontributin e tyre në këtë proces të reformimit të drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, si një pritshmëri që lidhet me pjesën e rezultateve që të gjithë qytetarët presin nga institucionet e drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ministrja Haxhiu theksoi se derisa ka qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ky projekt kod është diskutuar disa herë dhe meqë është e familjarizuar më çështjet të cilat duhet të trajtohen, ajo do të ofron përkrahjen e saj deri në finalizimin e tij duke marr pjesë nw punimet dhe diskutimet për të përmbyllur projekt-Kodin e Procedurës Penale.
Në vazhdim të këtij takimi diskutimet kryesore u zhvilluan për tre çështje kryesore: ato që kanë të bëjnë me gjykimin në mungesë, çështjen e pezullimit te zyrtareve publik të cilët janë të ngarkuar me dyshime për vepra penale si dhe ajo për afatet kohore të hetimit.
Në diskutim, në të cilën morën pjesë anëtarë nga institucionet kryesore të përfshira në politik-bërje dhe zbatim të ligjeve, u diskutua edhe për çështje të tjera të natyrës procedurale dhe përmbajtjesore të Kodit të Procedurës Penale.
Punimet do të vazhdojnë gjatë javëve në vazhdim, më ç’rast brenda afatit të paraparë legjislativ, pritet finalizimi i Projekt-Kodit të Procedurës Penale.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...