Komisioni Zgjedhor i Aleancës Kosova e Re, njofton se procesi zgjedhor për votimin e Presidentit të AKR-së është duke vazhduar në mënyrë të rregullt.
Vendvotimet nëpër të gjitha degët e AKR-së, janë të hapura ndërsa deri më tash nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. Vendvotimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në orën 19:00.
Gjithashtu, për t`ia mundësuar votimin anëtarësisë se AKR-së në të gjithë Kosovën, ekipet mobile të organizuara nga degët vazhdojnë me grumbullimin e votave në terren.
Komisioni zgjedhor bën të ditur se edhe votimi online, në mënyrë elektronike, vazhdon të mbetet i hapur deri në orën 17:00.
Komisioni zgjedhor i AKR-së njofton se deri në orën 12:00, nga të dhënat paraprake nga degët, në votimin fizik kanë marrë pjesë rreth 10,000 persona.
Aleanca Kosova e Re falënderon Komisionet komunale zgjedhore për mbështetje logjistike të këtij procesi, ndërsa në orët e pasdites, Aleanca Kosova e Re do ta publikojë numrin e saktë të personave që kanë votuar në këtë proces zgjedhor.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...