Vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

08:20 | 5 Dhjetor 2024
E.H

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari Sokol Bashota edhe sot vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Seanca e djeshme u shoqërua me momente të pazakonta kur ish-president Thaçi ngriti dorën edhe u ngrit në këmbë ku kërkoi të konsultohej me avokatët e tij.

Dëshmitari Bashota po ashtu foli edhe për komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja gjatë luftës./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme