Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Edhe sot veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili është dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, do vazhdojë për t’iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai tha dje se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së.
Mahmuti tha se UÇK-ja nuk ka pasur karta anëtarësimi pasi nuk ka qenë parti politike dhe se i njëjti nuk ka pasur ndonjë nofkë.
Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i njëjti tha se ka qenë i angazhuar në mbrojtjen politike të UÇK-së, për të arsyetuar në rrafshin diplomatik domosdoshmërinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Ndryshe dje Mahmuti ka folur për librin ‘‘Mashtrimi i Madh’’. Spas ky libër është një analizë politologjike e asaj çfarë pjesërisht ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë./rtk
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...