Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

06:50 | 24 Tetor 2023
E.H

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes, Mark Shala, do të vazhdojë dëshminë edhe ditën e sotme, ku pyetjet pritet t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e viktimave.

Ndryshe dje Mark Shala, ka thënë se gjatë kohës së luftës janë takuar vetëm dy herë me Pjetër Shalën.

“Gjatë luftës jam takuar dy herë. Hera e parë ka qenë kur kemi ardhë në Kukës dhe jemi vendos aty. Dhe aty sipas informatave që kam pas ai ka qenë në qendrën stërvitore në Burrrel. Ai ka ardhë në Kukës dhe jemi takuar aty. Unë datën nuk e di saktësisht, por mund të ketë qenë në fillim të prillit. E kam takuar konkretisht në Uzinë, për çka ai ka qenë në një objekt tjetër diku në periferi të Kukësit. Ka ardhë për t’u takuar me mua dhe kemi bisedu, e kemi pirë nga një kafe”, ka theksuar ai./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme