Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot për të gjashtën ditë me radhë, pritet të vazhdon dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua (ZPS), Bislim Zyrapi.
Pjesa e dytë e seancës së djeshme në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është mbajtur. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se ajo shtyhet për të martën (sot).
Bislim Zyrapi në ditën e katërtë të dëshmisë vazhdoi t’i përgjigjet pyetjeve te avokatit të Hashim Thaçit, lidhur me ecurinë e luftës në Kosovë, përfshi pyetje konkrete lidhur me funksionin e tij dhe të Hashim Thaçit përgjatë kësaj periudhe, por edhe Kadri Veselit.
Gjatë seancës së djeshme, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e avokatit të Veselit, Ben Emmerson, dëshmitari Zyrapi tha se Drejtoria e Zbulim-Kundërzbulimit u krijua me ristrukturimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në nëntor të 1998-ës, e që në krye të saj u vendos Kadri Veseli.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.
Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit që disa prova në lidhje me një dëshmitar të përjashtohen nga procesi gjyqësor pasi trupi gjykues kishte konstatuar se kishin efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin.
Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...