Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë sipas kalendarit sot të mbahet seancë gjyqësore në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prokuroria e Specializuar ka bërë të ditur se këtë javë janë planifikuar që të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodet 03170 dhe 04410.
Po ashtu, ka bërë të ditur se në rast që ka kohë, mund të thërrasin edhe dy dëshmitarë të tjerë të cilët i kanë gati e që mbajnë kodet 04824 dhe 00992 të cilët do të dëshmojnë me video-lidhje.
Ndërsa gazetari, Nuhi Bytyçi të dielën ka bërë të ditur se ka marrë ftesë zyrtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të dëshmuar gjatë ditëve në vijim në procesin Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.
“Sipas njoftimit që më është dhënë, dëshmia ime fillon të hënën pasdite, më 3 qershor”, ka thënë ai.
“Ashtu si edhe në vitin 2019, kur kam dhënë dëshminë time para Dhomave të Specializuara, për të cilën e kam njoftuar opinionin publik, edhe kësaj radhe kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime si gazetar gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Bytyçi.
Bytyçi ka theksuar se lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
“Prandaj, dëshmia ime në Hagë, ashtu si çdo herë do të jetë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezentuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës çlirimtare”, ka thënë ai.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në të enjten e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 69-të i ZPS-së. Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar e tëra në sesion privat për publikun dhe përfundoi para se të shkohet në pushimin e drekës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit