Në Dhomat e Specializuara në Hagë, vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me dëshminë e dëshmitarit të 29-të.
Të martën e ka përfunduar dëshminë në seancë të mbyllur dëshmitari i 30-të, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ky dëshmitar është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para se të përfundojë seancën gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka thënë se sot do të vazhdojnë me dëshminë e dëshmitarit të 29-të.
Dëshmitari i 29-të i prokurorisë, në seancën e 10 tetorit ishte ftuar nga trupi gjykues që të japë dëshminë e tij e cila edhe ishte ndërprerë disa herë, pasi që ai kishte kërkuar pushim me arsyetimin se nuk ndjehej mirë. Po ashtu, me kërkesën e tij, iu caktua edhe një avokat mbështetës.
Edhe pse seanca vazhdoj më 11 tetor, avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të kishte deklaruar se klienti i tij nuk ishte i gatshëm të dëshmojë, por ishte i gatshëm të shkojë në burg. Ai kishte kërkuar një muaj kohë në këtë proces, mirëpo kjo gjë u refuzua pjesërisht nga kryetari i trupit./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...