I pari i shtetit, Hashim Thaçi ka vazhduar polemikën me Bashkimin Evropian rreth çështjes së emërimit të Miroslav Lajçak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.
Presidenti këtë herë ka thënë se e mirëpret që BE-ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, derisa shton se mosemërimi i tij në atë post do të ishte në interes të Kosovës, raporton lajmi.net.
Duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin, thotë mes tjerash Thaçi, duke ja kujtuar se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe votën kundër Kosovës në UNESCO.
“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.
https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1241336078231093254?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1241336078231093254&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Ndryshe, Zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, Peter Stano i ka reaguar presidentit të Kosovës lidhur me deklaratën e tij për Mirosllav Lajçak i përfolur se do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi.
“Jemi të befasuar të shohim një deklaratë të tillë të pasaktë dhe faktikisht jo-korrekte, procedurat e BE-së janë duke vazhduar, asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim ose as nuk është njoftuar. Pasi të përfundojë procesi, do të njoftojmë zyrtarisht Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës”, thotë Stano.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...