Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, thellimi dhe zgjerimi në Komunën e Gjilanit.
Sipas njoftimit nga Komuna, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka thënë se punimet po vazhdojnë në pastrimin e shtratit të lumit në Livoç të Ulët.
Ai ka treguar se javën e shkuar është bërë pastrimi i shtratit të lumit në fshatin Përlepnicë e në fshatin Kmetoc.
Sipas tij nga e shtuna, operatori ekonomik ka filluar pastrimin në fshatin Livoç të Ulët dhe do të përfundoj në hyrje të fshatit Livoç i Epërm.
“Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, ka deklaruar Osmani.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka theksuar se ky aktivitet do të vazhdojë me intensitet edhe në lokacionet në fshatin Livoç i Ulët dhe Livoç i Epërm.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...