Çdo vit qytetarët e Prishtinës ballafaqohen me ajër të ndotur dhe e njëjta gjë po vazhdon të ndodh edhe këtë vit.
Edhe pse temperaturat deri me tani nuk kanë qenë shume të ulëta, prapë niveli i ajrit të ndotur në Prishtinë po vazhdon të jetë shumë i lartë.
Qytetarët kalojnë secilin dimër me frikën e komplikimeve shëndetësore që kjo ndotje mund tu shkaktojë.
H.G thotë se mëngjeset kur niset për në punë ka shumë problem me frymëmarrje pasi ajri është shumë i ndotur.
“Çdo mëngjes kur shkojë në punë shohë në oxhaqet e shtëpive tym i zi që del. Shumica e këtyre shtëpive ngrohen më dru e qymyr, madje edhe nxehjet qendrore i kanë bërë me qymyr për shkak të krizës energjetike si dhe me qymyr po kushton më lirë. Unë po kam problem me frymëmarrje beso që s’po kryen punë as maska”, thotë H.G nga Prishtina.
Arbresh.info ka kontaktuar Komunën e Prishtinës për të parë nëse ka ndërmarrë ndonjë masë për parandalimin e ndotjes së ajrit gjatë stinës së dimrit, mirëpo Komuna nuk ka kthyer ndonjë përgjigje
Në anën tjetër, Luan Hasanaj, ambientalist thotë se problemi i ndotjes së ajrit po vazhdon të jetë i njëjtë me vitet e kaluara.
Hasanaj: Problemi i ndotjes se ajrit po vazhdon dhe masat që po ndërmerren janë të vogla
Sipas Hasanajt, ndotja e ajrit në kryeqytet po vazhdon të jetë e njëjtë siç ishte viteve të kaluara dhe masat që janë ndërmarr deri tash në parandalimin e ndotjes janë të pamjaftueshme.
“Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat. Fatkeqësisht problemi i ndotjes se ajrit po vazhdon dhe masat që po ndërmerren janë të vogla, sidomos nëse flasim për investime dhe masa tjera parandaluese”, tha Hasanaj.
Hasanaj tregon e masat të cilat, sipas tij, duhet të merren për të parandaluar ndotjen e ajrit.
“Masat të cilat do duhej të merren janë ndërrimi i filtrave në termocentrale, ndalimi i përdorimit të thëngjillit për ngrohje, kontrollimi i emetimit të gazrave nga makinat si dhe rritja e hapësirave të gjelbra”, ka thënë Hasanaj.
Ai pohon se përpos termocentraleve, ndotës janë shumë familje dhe biznese që e përdorin thëngjillin për ngrohje si dhe numri i madh i makinave të vjetra.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohë më parë pati marrë vendim që të ndalojë shitjen e thëngjillit, pasi kjo lëndë është shkaktar kryesorë për ndotjen e ajrit. Madje, këtë vit ka nisur shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut, gjë që më parë iu ishte ndaluar, me pretekstin se dëmtohej mjedisi. Shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut u bë kur në vend është paralajmëruar sfida e furnizimit me energji-elektrike. Por, kjo është parë shqetësuese nga mbrojtësit e mjedisit./arbresh.info/Vjollca Gajraku/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...