Nga ora 15:00 e pasdites ka nisur mbledhja e kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje me grupin parlamentar të këtij subjekti dhe ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Aty është duke u diskutuar për mosmarrëveshjet e fundit brenda kësaj partie ku disa anëtarë dolën haptas kundër kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar, shkruan portali arbresh.info
Në mbledhje po marrin pjesë edhe deputetë të vetëvendosjes të cilët dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre brenda partisë, siç është ish kryetari Visar Ymeri, deputetët, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Zgjim Hyseni.
Kujtojmë se të dorëhequrit për herë të parë po marrin pjesë në mbledhje të kryesisë që nga shfaqja në publik e mospajtimeve brenda subjektit.
Ndonëse deputeti Albin Kurti u kishte bërë ftesë për pjesëmarrjeje edhe herëve të kaluara, por të ftuarit nuk kishin shkuar.
Në mbledhjen në të cilën po diskutohet edhe për zgjedhjet e brendshme në parti të cilat do të mbahen me 21 janar nuk po marrin pjesë dy deputetët e dorëhequr nga pozitat e tyre në parti Faton Topalli e Aida Dërguti.
E deputetja Donika Kadaj Bujupi për arsye personale ka dalë nga mbledhja pak minuta më parë./Arbresh.info/
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas