Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen urgjente në zyrat e saj qendrore.
I pari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij në ora 14:30, për të diskutuar për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, për krerët shtetëror raporton arbresh.info.
E kjo, mbledhje ende po vazhdon me dyer të mbyllura. Bëjmë të ditur se Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka marr zyrtarisht funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një̈ adresim në orën 17:00, shkruan arbresh.info.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet që sonte në mesnatë në ora 00:00, të kthehet nga Italia për në Kosovë.
Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që nesër qeveria të mblidhet në ora 09:00, të diskutojnë për situatën e krijuar gjatë këtyre ditëve./arbresh.info.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...