Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit , kanë përfunduar organizimin e dy fluturimeve të radhës për kthimin e një numri të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit për shkak të masave kufizuese të ndërmarra në gjithë botën për parandalimin e pandemisë së COVID-19.
“Më 20 prill do të organizohet fluturimi i parë nga Zvicra, ndërsa me 21 prill do të organizohet fluturimi nga Turqia. Tashmë është plotësuar numri i qytetarëve të lejuar për këto fluturime, duke u bazuar në kufizimet e caktuara nga MSh, kufizime këto që varen nga kapacitetet karantinuese dhe të kontrolleve mjekësore në Republikën e Kosovës. Në këto fluturime janë përfshirë qytetarë të Republikës sonë të cilët kanë emergjenca dhe një pjesë e madhe e tyre janë pacientë të cilët janë mjekuar jashtë vendit, apo persona që kanë mbetur pa financa dhe pa strehim gjatë kësaj periudhe të pandemisë.Si MPJD, nëpërmjet misioneve tona aktualisht kemi rreth 2,400 kërkesa për t’u kthyer në Republikën e Kosovës, 600 nga të cilat janë raste emergjente. Ne në vazhdimësi jemi duke mbledhur informacion edhe për kërkesat e reja dhe këto informacione po i përcjellim tek MSh. Në momentin e parë kur të lirohen kapacitete të karantinimit, pas njoftimit nga MSh ne nëpërmjet Ambasadave tona dhe në koordinim me MIA do të organizojmë fluturime të reja edhe nga vendet e tjera”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu u tha se e kuptojnë që kjo periudhë është veçanërisht e vështirë për personat që kanë mbetur jashtë Republikës së Kosovës dhe duan të kthehen dhe po punojmë që ky kthim të ndodhë sa më parë.
“Por, duhet ta kemi parasysh që kthimi duhet të ndodhë në përputhje me kapacitetet shëndetësore që i ka vendi ynë, përndryshe ne do të rrezikonim personat të cilët i kthejmë, më të dashurit e tyre dhe do ta përkeqësonim situatën e përgjithshme shëndetësore në vend duke ia zgjatur jetën pandemisë.Së bashku, le të bëjmë kujdes dhe durim deri në kalimin e kësaj gjendjeje”, shtohet tutje
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...