Vazhdojnë reduktimet e ujit në Gjilan. Komuna në pritje të ndihmës nga institucionet e qendrore. Komuna e Gjilanit po përballet me verë të vështirë sivjet.
Kjo për shkak të thatësirës, që ka bërë që ky qytet të përballet me mungesë të madhe të ujit të pijshëm.
Madje këndej nuk mbahet në mend që Liqeni i Përlepnicës, të ketë qenë në këtë nivel ndonjë herë.
Madje për këtë, një muaj me parë, kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, kishte shpallur gjendje emergjente.
Qytetarët e kësaj komune, thonë që këtu po përballen me reduktimet e ujit. Por, gjendja më e mirë duket të jetë në qendër të qytetit.
Për shkak të kësaj gjendje Komuna i është drejtuar për ndihmë Qeverisë. Por, deri me tani nuk kanë marr ndonjë ndihmë konkrete.
Sipas nënkryetarit Arbër Ismajli, nëse institucionet nuk arrijnë ta ndihmojnë Gjilanin ta zgjidh këtë problem, ata kanë një plan emergjent.
Ismajli thotë që për ta tejkaluar këtë krizë, janë përpjekur që reduktimet e ujit në Gjilan, të fillojnë nga ora 23:00 e të vazhdojnë deri në mëngjes.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...