Vazhdon të jetë i hapur edhe për dy ditë konkursi për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Arbresh.info
“Bëhu pjesë e Policisë së Kosovës. Vazhdon konkursi për pranimin e zyrtarëve policorë deri me 26.07.2023, andaj shfrytëzojeni mundësinë për tu bërë pjesë e institucionit më të besueshëm në vend, Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK.
Kujtojmë se konkursi ishte hapur në qershor të këtij viti dhe do të jetë i hapur deri me 26 korrik 2023.
PK po ashtu ka njoftuar edhe për kriteret që duhet përmbushur për kandidatët e rinj që dëshirojnë të jenë pjesë e saj.
Aty thuhet se kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të jenë të moshës 18-30 vjeçar, të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale, të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale, të mos posedojnë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit dhe të kenë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Kliko KËTU për të parë më shumë detaje rreth konkursit./Arbresh.info/
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...