Vazhdon konkursi për fotografitë dhe shkrimet më të mira që promovojnë Kosovën

11:47 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur, se konkursi për fotografitë dhe shkrimet më të mira që promovojnë Kosovën është vazhduar.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që dërguan qindra fotografi dhe shkrime deri më tani, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Në përpjekën tonë, për të promovuar imazhin e Kosovës, më 18 Tetor të këtij muaji hapëm konkursin për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017.

I kemi bërë thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të marrin pjesë në këtë garë mbarëkombëtare, që ka për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës.

Konkursi ka qenë i paraparë, që të mbyllet sot, por, duke e marrë parasysh kohën relativisht të shkurtër dhe me qëllimin që t’i japim edhe një shans të gjithë atyre, që nuk kanë aplikuar ende, kemi vendosur, që ta shtyjmë deri këtë fundjavë.

I falënderoj dhe i shprehë mirënjohje të thellë të gjithë atyre, që dërguan qindra fotografi dhe dhjetëra shkrime për promovimin e vendit tonë dhe shfrytëzojë rastin, që t’i inkurajojë të gjithë ata, që nuk kanë aplikuar ende të aplikojnë sa më shumë. Pak nga Ju është shumë për Kosovën.

Ju lutem, gjeni detajet e konkursit, përfshirë të gjitha kategoritë e konkurrimit në linkun e mëposhtëm dhe shpërndajeni sa më shumë: http://www.mfa-ks.net/?page=1,217,4517

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme