Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Gjakovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar aktivitetet në kërkim të trupit të personit që është hedhur ura mbi lumin “Erenik”.
Në njoftim thuhet se përkundër kërkimeve të pandërprera dyjavore të realizuara nga ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së, të ndihmuar edhe nga Shërbimi Zjarrfikës i Gjakovës, ato deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.
Komuna e Gjakovës në koordinim me Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, morën qëndrim që të vazhdohet me kërkimin e trupit të viktimës së supozuar edhe në ditët në vijim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...