Edhe pse Qeveria në largim ditë më parë nxjerri një vendim për ndalim të përdorimit të veturave zyrtare, një gjë e tillë nuk po respektohet.
Ndonëse fundjavë, në redaksinë e portalit arbresh.info sot kanë arritur disa fotografi, ku shihet një veturë zyrtare 3Z në magjistralen Deçan-Pejë.
Madje, lexuesit e portalit, janë ankuar se vozitja e kësaj veture ishte në shpejtësi të tejkaluar, duke rrezikuar kështu jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Ndryshe, më 12 maj Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin ka marrë vendim për përdorimin e veturave të automjeteve të qeverisë.
Në këtë vendim thuhet se për të racionalizuar shpenzimet e parasë publike nga përdorimi i automjeteve zyrtare, shfuqizohet vendimi i datës 22.01.2008 si dhe pezullohet Udhëzimi Administrativ për përdorimin e Automjeteve të Qeverisë, deri në nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ përkatës nga Qeveria e Kosovës.
Sipas këtij vendimi, kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat, Shefi i Stafit të Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm Zyrës së Kryeministrit do të kenë në përdorim 24 orë në ditë veturat zyrtare, ndërsa zyrtarët e tjerë vetëm gjatë orarit të rregullt të punës. Në përjashtim të disa rasteve./arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...