Po vazhdon interesimi i qytetarëve serbë në veri për konvertimin e targave nga ilegale në RKS-Republika e Kosovës.
Mediumi online “Arbresh.info” ka përcjell nga afër të hënën gjendjen tek Qendrën për Regjistrimin e automjeteve në veri për të parë nga afër gjithë procesin e kthimit të targave nga ilegale në ato RKS.
Duke mos pranuar të flasin para kamerës disa qytetarë serbë, kërkuan sërish shtyrjen e afatit të regjistrimit
“Ehhh procedurat, nuk janë ok. S’kam kohë të flas. Po duhet të shtyhet afati për regjistrim”, thotë një qytetarë serb.
Një tjetër qytetarë ankohet për mos regjistrim të veturave të vjetra.
“Të lutem jam për ngutë…Jo, s’është mirë kjo. Po më nxjerrin telashe. Më thanë po mundesh, se unë veturën e kam të 1991, me thanë që vetëm automjetet e vitit 1990 nuk munden. Tash kur erdha më thanë jo nuk mundesh. Tash po shkoj me i tërheq parat e sigurimit nëse mundem e nuk është vonë. S’kam pare me ble të ri”, u shpreh ai për Arbresh.info.
Një tjetër qytetarë thotë se procedurat janë në rregull, por që i duhen edhe disa dokumente.
“Po, procedurat janë në rregull. Por, po shkoj edhe disa dokumente t’i marrë”, tha ai shkurt për Arbresh.info.
Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, të hënën për Arbresh.info ka bërë të ditur se ka bërë të ditur se që nga 1 nëntori e deri më sot, mbi 1, 350 qytetarë kanë aplikuar për regjistrim të veturave në veri.
Ndërkohë, sipas vendimit të Qeverisë, afati për t’i riregjistruar veturat është deri më 1 dhjetor të këtij viti./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale