Vazhdon gjykimi në Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve

07:50 | 9 Tetor 2023
E.H

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Javën e kaluar, me 5 tetot, Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë kanë njoftuar se numri i viktimave që do të marrin pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka arritur në 143.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 27 shtator, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i radhës i cili ka dëshmuar në seancë të mbyllur.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme