Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë.
Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë, i mbrojtur, (me shifrën W04566) ka nisur të dëshmojë dje, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë edhe sot me dëshminë e tij.
Dëshmia e këtij dëshmitari është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, raporton RTKlive.
Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë, i mbrojtur, (me pseudonimin W04566) ka nisur të dëshmojë dje, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë edhe sot me dëshminë e tij.
Dëshmia e këtij dëshmitari është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar dje në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me ndalimin dhe zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në Drenoc.
Sikur në rastin e dëshmitarit të mëparshëm, dëshmia e të cilit përfundoi dje edhe dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdon të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen edhe nesër seancat gjyqësore.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...