Po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Javën e kaluar ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i katërt dhe fundit i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Daniel Moberg.
Në fund të çështjes së prokurorisë, Hysni Gucati pritet të bëjë një deklaratë të pabetuar para gjykatës, shkruan arbresh.info.
Gjykata pritet t’i japë fjalën Gucatit e Haradinajt nga 15 minuta, për të bërë deklarata të pabetuara. Mbrojtja e tyre ka insistuar që të akuzuarit të thirren edhe si dëshmitarë.
Javën e kaluar, mbrojtja tregoi se ata respektivisht synojnë të paraqesin një mocion për të hedhur poshtë akuzat.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...