Google ADS

Vazhdon dita e dytë e grevës në arsim

08:20 | 2 Shtator 2022
K.B

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota që kanë marr kryesisht nga komunikimi i zyrtarëve të MASHTI-t me zyrtarë komunal janë informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja.

“Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat. Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë”, thuhet në komunikatë.

Gjatë ditës së djeshme SBASHK-u vizitoi disa shkolla në Prishtinë, ku bëri thirrje për mos ta ndalur grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari tha se vetëm kështu të bashkuar do të mund të ia dalim.

Tutje ai tha se fajtori i vetëm për këtë gjendje është qeveria e Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme