Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka vazhduar dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pyetjet për dëshmitarin po vazhdon t’i parashtrojë avokati i Thaçit, Luka Mishetiq. Dëshmitarit iu prezantua një kabllogram i 4 shkurtit 1999, ku fliste për numrin që mund të ketë pasur në strukturat e UÇK-së.
Duke u bazuar në informacionet e Zbulim-Kundërzbulimit serb, dëshmitari theksoi se ata thoshin që UÇK-ja kishte rreth 35 mijë trupa e që sipas tij 27 mijë ishin të parregullt.
Byrnes, tha se ushtarët e parregullt ishin banorë të zonave që mbronin fshatrat e tyre, por që nuk ishin në uniforma.
“Këta ishin thjesht vendas, banorë të zonave që mbronin fshatrat e tyre ose fshatrat ngjitur, por që nuk ishin në një forcë të organizuar. Pra, nuk ishin në njësi ushtarake, nuk ishin në uniforma. Ishin persona që qëndronin pranë vendbanimit e tyre. Siç e kuptoja unë, forcat lokale ishin nën zinxhirin komandues të komandantëve të zonës”, tha dëshmitari.
Byrnes theksoi se mendon që forcat e rregullta ishin në vartësi të Shtabit të Përgjithshëm përkundër atyre të parregulltave, që siç tha ai ishin nën zinxhirin komandues të komandanteve të zonave.
“Forcat lokale ishin thjeshtë persona që mbronin tokat e tyre, fshatrat e tyre. Ma merr mendja forcat e rregullta ishin në vartësi të Shtabit të Përgjithshme dhe operacionet ushtarake ishin pjesë e Shtabit të Përgjithshme që ishte gjeneral Çeku, Zyrapi. As ne nuk e kemi pas të qartë këtë pjesë”, tha ish-diplomati amerikan.
Ndërsa me kërkesën e avokatit Mishetiq seanca kaloi në sesion privat për publikun./rtk
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...