Po vazhdon seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ndaj Hysni Gucatit.
Gucati dje ka filluar dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë të Holandës, raporton arbresh.info
Gucati fillimisht është intervistuar nga mbrojtja, Jonathan Rees, për të vazhduar pastaj me prokuroren Valeria Bolici.
Edhe sot po vazhdon intervistimi i Gucatit nga prokurorja Bolici e cila edhe e ka pyetur për datën 7 shtator, për dosjet që i panë Gucati, Haradinaj e Klinaku, si dhe për mënyrën se si i verifikuan ato dokumente.
Prokurorja: Në 7 shtator kur morët këto dosjet, këto dokumentet, i patë bashkë me Nasim Haradinajn, Faton Klinakun dhe antëtar të tjerë të OVL-UÇK-së, a është kështu?
Gucati: Nuk dëgjohet
Prokurorija: A është e vërtet që i vendosët këto katër dosjet mbi tavolinë në zyrën tuaj?
Gucati: Nuk dëgjohet
Prokurorja: Dhe verifikuat se këto katër kopje ishin identike me njëra tjetrën apo jo?
Gucati: Në të gjitha dokumentacionet si kemi verifiku prej fillimit deri në fund, aty sipër çka kanë qenë po, kanë qenë të njëjta, gjithmonë po them se ato dokumentacione që kanë qenë sipër tyre, 10 faqet e para, apo 20 faqet e para kanë qenë të njëjta, ne nuk i kemi kontrolluar nga lartë e deri poshtë, dhe kjo është shumë e vërtet.
Prokurorja: Dhe për të verifikuar se këto faqe ishin të njëjtat, si e bëtë, çfarë bëtë, çfarë patë ju në këto faqe?
Gucati: E pamë që janë të Gjykatës Speciale, e pamë që janë të gjykatës serbe, kështu ma shumë nuk i kemi analizu, ishte koha shumë e shkurtë për shkak se i kishum ftu mediat.
Prokurorja: Dhe për ti krahasuar këto faqet, cilat elemente të këtyre faqeve patë ju, për të dalë në përfundimin se këto faqe ishin identike me njëra tjetrën?
Gucati: Ne nuk jemi eksperta të dokumentacioneve, e kshyrim a janë origjinale apo fallce, por ne pamë që mbishkrimi ishte i njëjtë, teksti ishte i njëjtë, numrat ishin të njëjtë dhe kjo ka qenë, nuk kishte diçka tjetër nuk kemi bo ekspertiza të dokumentacionit.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë/ArditëShkodra/arbresh.info/
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona