Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtoresha e Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), Gretta Fenner, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e bashkëpunimit lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.
Ky partneritet do vazhdojë t’iu ofrojë prokurorëve të shtetit ekspertizë ligjore ndërkombëtare për rastet e korrupsionit, krimeve financiare dhe krimit të organizuar, përmes asistimit të tyre në gjurmimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme, thuhet në komunikatën për media.
Nënshkrimi i këtij memorandumi është vazhdimësi e marrëveshjes së 23 shtatorit 2020 ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), i cili, është mundësuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, në kuadër të Projektit SAEK III, projekt ky, që mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...