Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit 2021-2025 ka realizuar takim me Këshillin Lokal për Siguri Publike të lagjes ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile.
Po ashtu edhe raportet ndër etnike në këtë lagje në mes të komunitetit Shqiptar dhe atij Rom janë vlerësuar të jenë të mira.
Në këtë takim nga përfaqësuesit e KLSP-së si shqetësuese është paraqitur prezenca e qeneve endacak në këtë lagje. Të pranishmit janë shprehur se mirëpresin projekte të cilat do të ndikonin pozitivisht në ngritjen e sigurisë së përgjithshme.
Këshilli Lokal për Siguri Publike po vazhdon të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret. /arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?