Policia e Kosovës në vazhdën e implementimit të planit operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikëve dhe kontrabandës” ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike.
Me datë 25.09.2020 në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjellura në sasi prej 212 (dyqind e dymbëdhjetë) bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga 1 (një) deri në 3 (tre) metra.
Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të policisë si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Pas marrjes së mostrave, me urdhër të prokurorit kompetent të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me ligjin./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...