Inspektorati Policor i Kosovës është duke vazhduar aksionin ku u arrestua Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit Policor.
“Operacioni është ende në vazhdim e sipër, detajet tjera shpalosen nesër”, ka përfunduar ai.
Arbresh.info ka raportuar për arrestimin e Osmanit teksa nga IPK kanë bërë të ditur ai dyshohet për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës.
“Inspektorati Policor i Kosovës sot në orët e mbrëmjes ka realizuar një operacion në Prishtinë dhe gjatë këtij operacioni janë arrestuar sy të dyshuar. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar policor ndërsa tjetri qytetar. I pari dyshohet për veprën penale marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë ai./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...