Pavarësisht se tash e shumë vite qytetarë nga Lugina e Preshevës jetojnë e punojnë në Republikën e Kosovës, ata vazhdimisht janë përballur me vështirësi për t’u pajisur me dokumente.
Sebahate Sejdiu nga Presheva ka 19 vite që jeton në Kosovë, por dy herë i është refuzuar kërkesa për të marrë shtetësinë e Kosovës.
“Gjatë pandemisë, kur kam shku me apliku për nënshtetësi, më kanë thënë jo, sepse të ka skadu afati i leje-qendrimit”, deklaroi Sejdiu.
Megjithatë, kjo procedurë për të ardhurit nga Lugina, pritet të lehtësohet së shpejti.
Me ligjin e ri për shtetësi që do të hartohet pas koncept dokumentit, pasaportën kosovare mund t’a marrin ata që nga 12 qershori i 1999-ës deri në ditën e fundit të vitit të kaluar, kanë 5 vjet qëndrim në Kosovë.
Por, edhe ky kriter po shihet si problem për tu plotësuar.
“Problemi është si këta qytetarë do ta dëshmojnë sepse një pjesë e tyre nuk kanë as dokumente të Serbisë e as të Kosovës. Këta nuk kanë mundur të kenë as prona mbi vete, as të kenë ndonjë kontratë, as të figurojnë asgjëkundi në ndonjë institucion që këta jetojnë në Republikën e Kosovës”, u shpreh një tjetër qytetarë nga Lugina e Preshevës.
Pos që deri tash nuk kanë marrë dokumente në Kosovë, shumë prej tyre kanë humbur edhe shtetësinë e vendit prej nga kanë ardhur.
“Qytetarët e Luginës, pjesa dërmuese e të cilëve jetojnë këtu, atje po shlyhen nga adresa dhe atje i humbet e drejta themelore”, tha një tjetër qytetar nga Lugina./klankosova/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...