Banorët e katër lagjeve të fshatit Shipitullë të komunës së Obiliqit, kanë protestuar sot për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre për shpronësim, raporton arbresh.info
Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) që t’i ndalë ekskavatorët pasi që ndjehen të rrezikuar nga ta.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do ti ndalin protestat derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.
LEXO EDHE: Në Shipitullë banorët do të zhvendosen dhunshëm
Kërkesat e tyre janë punësimi i një familjari të secilës familje, caktimi i ngastrave në fshatin Shkabaj-Hade e Re dhe shpërngulje të dinjitetshme.
Për t’i parë nga afër këto zhvillime ka dalë edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili ju ka thënë banorëve që është në kontakt me Avokatin e Popullit që të bëjnë një zgjidhje për këtë çështje.
Javën e kaluar kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, kërkoi nga Korporata Energjetike e Kosovës që me kohë të përgatisë vendimet për shpronësim të pronave që preken nga realizimi i Projekti për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Obliq.
Në këtë mbledhje është marrë vendim për shpronësim të 11 pronave që preken nga realizimi i projektit./arbresh.info/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...