Që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Banjskë, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Sot është dita e pestë e bllokimit të hyrjes nga Serbia në territorin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ani pse bastisja e Policisë së Kosovës në Banjskë ka përfunduar, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dhënë detaje se kur do të hapen dy pikë kalimet kufitare.
Ndryshe, mëngjesin e 24 shtatorit një rreshter i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë nga sulmet terroriste që bandat kriminale serbe kryen në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Gjithashtu, katër sulmues kanë humbur jetën nga sulmet dhe katër të tjerë janë arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...