Dy shqiptarë janë rrahur dje pasdite në veri të Mitrovicës nga një grup të rinjsh që dyshohet të jenë serbë.
Sipas këtyre burimeve, viktimat janë M. Rahmani dhe B. Smajli të të njëjtës moshë rreth 19 vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në sheshin ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës.
“Të rinjtë shqiptarë kanë shkuar në njërën prej barnatoreve të veriut të qytetit për të blerë ilaçe dhe pasi kanë dal nga dyqani janë sulmuar pa asnjë shkas, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se edhe të dielën rreth orës 15:40 në veri të këtij qyteti janë sulmuar Q. Fejzullahu 25 vjeçar dhe L. Imeri rreth 23 vjeçar. Ata kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet të jenë sulmuar nga grupi i ashtuquajtur ‘Mosto-klinci’.
Edhe një rast tjetër i sulmit ndaj Sadat Ramës kishte ndodhur para 6 ditësh në ‘Lagjen e Doktorëve’ në veri të Mitrovicës. Viktima ishte qëlluar me shkopinj prej druri disa herë në gjoks dhe pjesët tjera të trupit, përderisa ka mbetur i alivanosur në rrugë. Mësohet se autorët dhe motivi i këtyre sulmeve akoma nuk dihen, ndërsa policia është duke zhvilluar hetimet.
Zhelko Bojiq, shef Operativës në stacionin policor në veriun e Mitrovicës ka konfirmuar se dje në stacionin e Policisë në veri dy persona, shqiptarë kanë raportuar në Polici se janë ndjekur nga një person. Por ai mohoi se ka pasur sulm ndaj tyre.
“Dje rreth orës 17 e 30 në Polici kanë ardhur dy të rinj shqiptarë të cilët kanë raportuar se i ka ndjekur një person. Për sulm nuk raportohet”, tha Bojiq për KosovaPress.
Ai tha se nuk kanë informata se ndonjë sulm ndaj shqitparëve ka ndodhur të dielën në veri të Mitrovicës.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb