Në vazhdën e reformave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), prej kohesh kemi punuar në vazhdimësi për nevojat dhe zhvillimin e SHKK-ës.
Deri më tani kemi arritur shumicën e objektivave tona, nga ato logjistike, trajnimin e zyrtarëve, si dhe luftimin e dukurive negative brenda institucioneve tona.
Pas një kohe të gjatë diskutimesh, kemi gjetur modalitetet dhe mënyrat më të mira dhe jemi ardhur në përfundim, t’i ndjekim praktikat e rotacionit, me qëllim që këto praktika të përcjellën nga një institucion në një institucion tjetër, me arsyen e vetme që të jemi më të suksesshëm dhe më efikas në punën tonë.
“Sot, SHKK së bashku me të gjithë akteret kyç, ka arritur ta ndryshojë imazhin e SHKK-së, krejt kjo falë angazhimit dhe punës së përbashkët të stafit dhe ballafaqimit me sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Këto të arritura të SHKK-së, padyshim janë rezultat i angazhimit maksimal të shumë burrave dhe grave, të cilët janë pjesë e SHKK-së”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Tutje thuhet se hipoteza, e cila e ka përcjellë SHKK-në ndër vite, e që po len një shije të keqe për ne edhe sot, është nepotizmi dhe favorizimet.
“Ne jemi duke punuar në mënyrën më të mirë të mundshme për t`i gjetur metodat dhe metodologjitë, për ta dëshmuar të kundërtën e saj, dhe duhet të dëshmojmë, se vërtetë jemi institucion me vlera dhe kredibilitet të lartë, pavarësisht se kjo do një sakrificë dhe mund më të theksuar për të dëshmuar gatishmërinë dhe vlerën tonë. Institucionet e sigurisë, siç janë Policia e Kosovës ,FSK dhe Doganat, vetëm përmes rrotacionit të stafit, prej një qendre në qendrën tjetër kanë arritur t`i eliminojnë dukuritë negative, e pa dyshim ky rrotacion ka in putet e veta, andaj edhe SHKK do të testojë një metodologji të tillë, dhe sigurisht do jep efektet e veta pozitive”, bën të ditur SHKK.
Me fillimin e këtij rotacioni, kemi pas parasysh shumë kritere të tjera, përfshirë këtu edhe lehtësimin e udhëtimit dhe transportin e zyrtarëve, të cilët kanë filluar prej 01 shtator 2019 deri me 01 dhjetor 2019, e për të vazhduar edhe me rrotacione të tjera të këtij lloji edhe në të ardhmen. /Arbresh.info
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...