Vazhdojnë punimet për ndërtimin e bulevardit të Kamenicës, në këtë fazë janë punimet

17:44 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e bulevardit të qytetit janë duke vazhduar sipas planit dinamik të punëve.

Ndërsa ka njoftuar se aktualisht punimet janë duke u kryer në fazën e trajtimit të dyshemesë së bulevardit me zhavorr.

“Me punë dhe shumë përkushtim arrihet çdo gjë. Faleminderit kolegëve që po angazhohen duke dhënë maksimumin në implementimin e këtij projekti”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme