Google ADS

Vazhdojnë punimet në rrugën Gjilan-Kllokot, Kurti: Këtë aks rrugor e frekuenton kryesisht mërgata

22:16 | 18 Korrik 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në rrugën Gjilan-Kllokot.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se punimet fillojnë nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi.

“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme