Për të disatën të shtunë me rradhë është duke u protestuar nëpër rrugët e Beogradit.
Sonte, në brohoritjet e të mbledhurve në protestë u përmend edhe Kosova, shkruan lajmi.net.
Arsye për këtë është dy vjetori i vrasjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq.
“Ivanoviq u vra në mes të ditës. Pas dy vitesh, ne ende nuk e dijmë kush e urdhëroi vrasjen e tij”, tha njëri nga organizatorët e protestës.
“Kjo ishte vrasje politike, dhe ne do të kërkojmë në vazhdimësi që të zbardhet e po ashtu nuk do të harrojmë të përmendim fjalinë se Ivanoviq na inspiron neve, edhe pa qenë në mesin tonë”, tha një tjetër protestues.
Prezent në këtë protestë ishte edhe vëllau i Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviq.
Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-tës para zyreve të tij në Mitrovicën e Veriut.
Ndërkaq, protestat në Serbi që po mbahen tash e një kohë nën moton “Një në pesë milionë”, fillet e tyre i kanë nga pakënaqësia ndaj presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe pushtetit atje.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...