Vazhdojnë problemet e qytetarëve në Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Në një video të dërguar nga një lexues i portalit Arbresh.info shihet se si qytetarët përplasen me njërin nga zyrtarët.
Kujtojmë se qytetarët që nga e hëna janë duke u përballur më të njëjtin problem.
Arbresh.info të martën kishte raportuar se qytetarët nuk kanë mundur të pajisen me pasaporta dhe letërnjoftime për shkak të problemit me pajisjen e cila lëshon numrat për pritje në radhë në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).
Qytetarët thanë se këto pritje të gjata sipas tyre të kota, janë të tepruara, pasi që nuk janë duke u informuar për asgjë sa i përket rreth prishjes së aparatit.
Kurse të hënën në një përgjigje për Arbresh.info, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj tha se problemi nuk qëndron te mungesa e materialit.
Sipas tij, për shkak të zhvendosjes në objektin e Rilindjes janë paraqitur probleme me instalimin e pajisjeve teknike.
“Ne kemi qenë në objekt të Gërmisë dhe të shtuneve dhe të dielave në objektin te Rilindja, jemi zhvendos dhe kemi menduar që deri në 12:00 të lëshohet sistemi por për shkak të instalimit të pajisjeve teknike nuk kemi mundur.”, tha Camaj.
Ai theksoi se pritet që sistemi të rregullohet deri nesër (e martë).
“Po mendojmë që nesër në ora 08:00 rregullohet”, ishte shprehur ai
LEXO EDHE:
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...