Vazhdojnë kontrollimet në respektim të masave anti-covid

22:55 | 28 Maj 2021
V. S.

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sonte më kontrollet e rregullta.

Përmes një njoftimi në facebook, është bërë e ditur se patrullimet e shtuara policore po realizohen si preventivë ndaj rasteve kriminale, si reagim ndaj atyre që mund të ndodhin dhe për të trajtuar në aspektin policor ato që ndodhin si dhe për të respektuar masat anti-covid, raporton arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Patrullimet e shtuara policore po realizohen si preventivë ndaj rasteve kriminale, si reagim ndaj atyre që mund të ndodhin dhe për të trajtuar në aspektin policor ato që ndodhin. Reagimet e patrullave po realizohen nga rastet më të lehta, duke përfshirë kundërvajtjet në trafik & shkelësit e Ligjit AntiCovid, e deri tek raste me precedent penal. Falë angazhimeve policore në teren, falë bashkëpunimit me qytetarë, po arrihet të realizohen detyrat e parapara për të siguruar rend e qetësi publike për të gjithë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme