Google ADS

Vazhdojnë kontrollet dhe gjobat për vozitësit që tejkalojnë shpejtësinë në Maqedoninë e Veriut

13:38 | 29 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë gjobitur gjithsejtë 255 shoferë dhe atë 24 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara.

Sipas njoftimit të MPB-së 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 170 jashtë zonës së banuar”, thonë nga MPB-ja./telegrafi

Të ngjashme