Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc, FSK i bashkohet aksionit

01:12 | 29 Prill 2018
Trina Galanxhi

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e po ashtu dhe zjarrfikës të shumtë janë angazhuar aktualisht në kërkim të dy trupave policorë të zhdukur pas aksidentit të ndodhur në lumin Lepenc.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv Zëdhëndësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.

Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc, rreth orës 21:00, njofton Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme