Në Pejë është zhdukur një person. 62 vjeçari Idriz Muriqi që nga mëngjesi i 22 majit nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët, banorët e fshatit dhe Policia e kanë kërkuar por deri më tani pa rezultat.
Prandaj, familjarët kanë kërkuar ndihmën e FSK’së sepse po dyshojnë se ai ka rënë diku në ujë.
Në polici thonë se kërkimet janë duke vazhduar dhe se nëse nevojitet ndihma e FSK’së, diçka e tillë do të ndodhë, pasi ekziston komunikimi mes dy institucioneve.
Vëllai i tij Shefqet Muriqi tregon se si Idrizi u largua nga shtëpia.
“E kemi kërku gjithkah atë ditë. Në mbrëmje nuk është kthyer dhe e kemi lajmëruar në polici. Sot tetë ditë që nuk është kthyer në shtëpi. Nuk po mundemi me e gjet askund’, tha ai për Klan Kosovën.
Që nga atëher banorët e fshatit së bashku me policinë nisën kërkimet për profesorin e informatikës.
Por deri më tani pa rezultat.
E Shefqeti ka edhe dyshimet se çka mund t’i ketë ndodhur vëllait të tij.
“Ai është i sëmurë, edhe fizikisht është i sëmurë. Unë mendoj që ka mbetë diku ose është në ujë. Por për ujë s’po kemi ndihmë”, thotë ai.
Për këtë arsye i biri i të humburit ka një lutje për institucionet e sigurisë në vend.
‘Çdo ndihmë që mundet me e bo shteti i Kosovës ose institucionet tjera relevante ju lutem të na ndihmojnë”, theksoi ai.
Në polici thonë se vazhdojnë kërkimet.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona