Google ADS

Vazhdojnë hetimet për vdekjet në QKUK, dyshimet mbesin tek gazi

14:23 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Akoma nuk ka ndonjë përgjigje konkrete në lidhje me vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur kohëve të fundit në QKUK.

Drejtori I QKUK-së Curr Gjocaj ka mbajtur sot një takim me inspektoratin e shëndetësisë dhe të farmaceutikëve, ku u tha se pista e hetimit dhe dyshimit mbetet tek gazi, njofton Klan Kosova.

“Të gjitha mostrat e barërave janë dërguar në laborator. Janë edhe rezultatet e autopsisë së kufomave, por rezultatet e tyre ende nuk kanë arritur. Ende nuk është zbuluar shkaktari”.

“Bëhet e ditur se ka pasur vetëm dy vdekje të dyshimta”, ka thënë më tej Gjoci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme